4.2 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Përgjaken rrugët e Kosovës, për 24 orë, gjashtë të vdekur në trafik

Për 24 orë në Kosovë kanë humbur jetën gjashtë persona si pasojë e aksidenteve në trafik.

Vetëm gjatë periudhës janar – tetor të këtij viti në Kosovë janë shkaktuar mbi 10 mijë aksidente, në të cilat mbi 70 persona kanë humbur jetën.

Në aksidentin e mbrëmshëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht fshatin Marmor, humbën jetën katër persona. Të gjitha viktimat ishin nga familja Shala të fshatit Ponoshevc të komunës së Gjilanit.

Viktima e pestë është nga aksidenti i sotëm në Malishevë, ku për pasojë një grua humbi jetën.

Rastin e konfirmoi për mediat mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.

“Po, nga aksidenti në Malishevë një grua ka vdekur në QKUK, ndërsa, motra e saj është në gjendje të rëndë”, ka thënë shkurt Bajgora.

Nga ky aksident edhe motra e viktimës është në gjendje të rëndë, ku mjekët janë duke u përkujdesur për trajtimin e saj në QKUK.

Ndërsa, viktima e gjashtë është një këmbësor i vdekur nga një veturë në Prishtinë.

Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon për respektim të rregullave në trafik..

Më Shumë

Nxënësit e shkollës profesionale në Kijevë me iniciativë për dhurim gjaku dhe solidaritet

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë kanë prezantuar projektin e tyre humanitar dhe edukativ “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”, në...

Policia bastis një banesë në Suharekë – sekuestron drogë, armë dhe mjete të rrezikshme

Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë dhe mjete të dyshuara...

Lajmet e Fundit