6.5 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Përgjaken zgjedhjet në Meksikë: Ekzekutohen dy kandidatë, rrëmbehet një tjetër

Dy kandidatë në zgjedhjet lokale të muajit qershor në Meksikë janë ekzekutuar gjatë 24 orëve të fundit.

Enrique Hernandez Salcedo, i cili ishte kandidat për kryetar bashkie në Yurecuarom, u qëllua për vdekje gjatë fushatës në një shesh publik nga persona të armatosur. Vetëm pak orë më vonë në Huimanguillo, Hector Lopez Cruz u qëllua me breshëri plumbash në rrugicën pranë shtëpisë së tij, ndërsa i vëllai i tij mbeti i plagosur.

Ditën e martë, Silvia Romero, ish-ministre e arsimit, aktualisht kandidate në zgjedhjet lokale, u rrëmbye nga persona të panjohur. Deri tani zyrtarët vendas kanë qenë tepër të rezervuar në dhënien e detajeve në lidhje me vrasjet si dhe mbi rrëmbimin e zonjës Romero.

Tre ngjarjet e kësaj jave vijnë pas dy ngjarjeve të tjera të ngjashme të muajve të fundit. Aide Nava kandidate nën siglën e partisë PRD, u ekzekutua nga anëtarë të një bande kriminale, të cilët më parë i kishin vrarë bashkëshortin dhe i rrëmbyen djalin. Vrasësit e lanë trupin e pajetë të Aide Nava-s në një rrugë, ku kishin lënë edhe një mesazh. “Kjo është ajo që do të ndodhë me të gjithë politikanët e ndyrë”.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Neto, ka thënë se zgjedhjet e 7 qershorit do të jenë referendum për mandatin e tij, ndërsa meksikanët do të votojnë në 500 zona zgjedhore. /Top Channel/

Më Shumë

KQZ- Numërohen mbi 12% të votave, prin LVV me 46%, PDK 19%, LDK 13%, AAK 7%

Janë numëruar 12.4% të votave, sipas KQZ-së. Sipas rezultateve, LVV ka 46.18% të votave. PDK-ja ka 19.73%, LDK-ja 13.36%. Ndërkaq AAK-ja 7.49% të votave Marketing https://prizrenpress.com/428407-2j/ https://prizrenpress.com/pagese-me-keste-shiten-4-banesa-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Durmishi: Rruga Prizren – Tetovë po bëhet realitet

UD ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se projekti i rrugës Prizren–Tetovë po bëhet realitet. Ai në Facebook ka publikuar një video...

Lajmet e Fundit