17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Përkthimi i Petro Zhejit, 40 vjet në arkivat e profesor Lekë

Apartamenti i profesor Ferdinant Lekës i ngjason një biblioteke të madhe. Në korridoret e ngushta që të çojnë në hapësirat e tjera të banesës ku ndan jetën me të shoqen, muret kanë humbur mes rafteve me libra. Është gjithë jeta e tij në ata libra, pjesa më e madhe e të cilave janë të zverdhur nga koha. Botime të viteve ’60 – ’70, revista shkencore apo libra që ka mundur t’i blejë në udhëtimet e tij në Itali te vajza. Ndalesat te bukinistët që shesin libra të përdorur janë ndalesa të bukura për ata që e njohin mirë librin. Aty mund të gjesh thesare dhe shumë lirë. Dikur aty ka blerë një libër, me autografin e Milan Kunderës apo klasikë, me të cilët ka ndarë orë të gjata pasditeve duke i lexuar.

Albanologu, gjuhëtari dhe përkthyesi i njohur i shqipes, këto kohë po merret me seleksionimin e arkivit të tij personal. Ka një kohë në jetën e secilit prej nesh, ku kthimi në vite është diçka e natyrshme. Me humor profesori thotë se tashmë që i ka kaluar të 80-at, duhet t’i lërë gati gjërat. Po kthimi në një arkiv të ndërtuar në mbi gjysmëshekulli, është një kthim plot të papritura dhe emocione. I është dashur këto kohë të përballojë emocionet e shkrimeve të para apo debate letrare në të cilat ka qenë i përfshirë. Ka gjetur mes dorëshkrimeve shkrime miqsh, që nuk janë më, por me të cilët ka ndarë orë dhe vite bisedash për letrat. Ka dhe shkrime a letra të vjetra që e kanë bërë të mendojë apo nga ato që i ka lënë mënjanë lehtë … Një foto i kujton ditët e Kongresit të Drejtshkrimit, kur ende i ri iu bashkua 87 gjuhëtarëve nga e gjithë hapësira shqiptare që morën pjesë në Kongresin që u mbajt nga data 20 – 25 nëntor 1972.

Më pas janë përkthimet e librave të tij, duke filluar nga Faik Konica, Andre Moriak apo hartimi i fjalorit italisht-shqip që kanë jetët e tyre të ruajtura në sirtarë, plot shënime dhe histori që i kanë shoqëruar gjatë krijimit. “Do të duhen kohë”, thotë profesori, për ta seleksionuar siç duhet këtë arkiv të madh, nga e cila mund të dalë edhe ndonjë botim. Në këtë kohë kërkimesh, një dorëshkrim i shkruar me makinë shkrimi, sipër të cilit është punuar me stilolaps, i ka sjellë jo vetëm shijen e leximit të mirë, por dhe mallin për një mik që tashmë nuk është më. Janë 30 faqet e para të përkthimit të pjesës së dytë të romanit “Tokat e çara” të Shollohovit, nga Petro Zheji. Një përkthim që duhet të jetë bërë në vitet ’60 – ’70 dhe që për më shumë se 40 vjet është ruajtur në një nga sirtarët e bibliotekës së profesor Lekës.

Një përkthim që Petro Zheji ia ka dhënë mikut të tij të dikurshëm me atë gëzimin për të ndarë me dikë idetë e Shollohovit apo dhe shijen e një pune të re, që kishte të papritura, siç është vepra e këtij autori. Për profesor Lekën, ky përkthim ishte i rëndësishëm për kohën dhe për vetë tematikën që mbarte. Ndryshe nga libri i parë i “Tokave të çara” në vëllimin e dytë, Shollohovi është më i ashpër me luftën e klasave dhe e zhvesh njeriun nga virtyte të sociorealizmit. Një përkthim që duket se Zheji e ka bërë për shijen e tij estetike, pasi nuk mund të botohej në atë periudhë. “Ndarja e përkthimeve mes njerëzve të letrave apo shkëmbimi i librave të mirë, ishte një ritual që bëhej shpesh mes miqsh”, kujton profesor Leka. Por ajo çfarë e bën sot këtë dorëshkrim të mbartë vlera, nuk është vetëm fakti që mban firmën e Zhejit, por edhe modeli i përkthimit dhe gjuhës së mirë, si një model për përkthimet e tilla që na mungojnë sot. “… Razmetnovi e sodiste duke kërveshur buzët si nga një dhembje e fortë. Mendonte me vete të tij: “Bobo si e katandisi ajo Lushka! Femra e mallkuar! E mori në qafë djalin! Si ishte e si u bë! U bë që të mos e shosh dit me sy! Eh, moj sevda e shkretë se ç’i punove: alamet njeriu dhe e bëre fërtele! Razmetnovi e kishte provuar vetë në kurriz ‘sevdanë’. Duke sjellë ndër mend Marina Pajakovën dhe ndonjë tjetër, ai pëshpëriti i brengosur, buzëqeshi hidhur dhe u nis për në këshill …”, thuhet mes rreshtash në dorëshkrimin e “Toka e çarë”.

Profesori thotë se e ka rilexuar këto kohë dhe ka ndier atë çfarë letërsia e mirë ta jep në gjithnjë , një reflektim brenda vetes dhe të humbësh në historinë e librit. Shollohov, fitues i çmimit “Nobel” në letërsi, ka qenë ndër shkrimtarët që ka frymëzuar dhjetëra breza gjatë sociorealizmit. Libra si “Doni i qetë”, “Fati i njeriut” apo “Tokat e çara”, ishin ndër librat e vetëm që qarkullonin në atë periudhë dhe që ishte fat që një shkrimtar kalibri si ai ishte në shqip. Profesor Leka e quan dorëshkrimin një tronditje që Shollohov bën për qenien njerëzore, duke e parë njeriun bashkë me veset e tij shpirtërore, që shpesh mund të jenë fatale për të dhe shoqërinë. Shollohov është i hapur në këtë rrëfim të dytë të këtij libri dhe u ka veshur personazheve jetën reale, përtej filozofisë në të cilën besonte politika ruse e asaj periudhe.

Shollohov duket se ka qenë dhe i preferuari i mjeshtrit Petro Zheji, që ka punuar me kujdes në këtë dorëshkrim, fatin e të cilit për vite të tëra duket se nuk e ka kërkuar. Por dhe dorëshkrimet ashtu si librat, kanë fatin e tyre dhe u desh ky udhëtim në të shkuarën përmes arkivit, për të dalë sërish në dritë ky përkthim i Zhejit, që mund të lexohet me ëndje sot. Teksa sheh shënimet shihet skrupoloziteti i një mjeshtri të gjuhës që e lëmon fjalën me aq kujdes për ta bërë fjalinë sa më të ndier. Për profesor Lekën, fati i këtij dorëshkrimi duhet të jetë botimi, për vetë vlerat që mbart, pasi është një lexim që do t’i vlejë lexuesit ende sot. Ndërsa përpiqet të kujtojë se si ka mbetur ky dorëshkrim në arkivin e tij personal, kujtesa humbet, por me siguri do të kthehet dikur … Ajo çfarë është e rëndësishme, është fakti që një tjetër perlë e përkthimeve të mira shqipe është diku

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Muzeve: QRTK në Prizren dhe OJQ Educo lidhin memorandum bashkëpunimi

Me rastin e shënimit të 18 majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe OJQ Educo kanë nënshkruar një...

Haradinaj qëndroi në familjen e Frrok Sakicës në Prizren

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte sot në familjen e Frrok Sakica në Prizren. “Në nderim të miqësisë së djemve tonë, Gjinit e Frrokut të...

Lajmet e Fundit