Houllebecq vjen në shqip me “Thërrmijat elementare”

Shkrimtari kontravers francez, Michel Houellebecq, që kishte qenë i vendosur në ballinën e revistës satirike “Charlie Hebdo”, ditën që redaksia e saj u godit nga një sulm terrorist, do të flasë sërish shqip për lexuesin shqiptar.

Pas tri romaneve të këtij autori, që janë botuar nga “Skanderbeg Books”, kjo shtëpi botuese po boton romanin tjetër të tij, “Thërrmijat elementare”. Kështu ka bërë me dije botuesja e “Skanderbeg Books”, Flutura Açka, përmes profilit të saj në Facebook.

“Nga dashuria për këtë libër, mezi u ndava me të për ta çuar në shtyp e për ta ndarë me lexuesin shqiptar – shumë shpejt – emocionin që të jep leximi i tij. Ne, dhe vetë kjo botë, fillojmë nga Thërrmijat elementare; këtë e dimë… por s’dimë ku shkojmë, nëse ia lëmë jetën kaosit, që shpesh ngërthen jetët njerëzore.” – ka shkruar Açka.

Michel Houellebecq është shkrimtari më i famshëm francez i gjallë. Ai është autor i gjashtë romaneve dhe fitues i Çmimit Goncourt më 2010. Houellebecq është akuzuar shpeshherë për mizogjeni, seksizëm, islamofobi e racizëm. / KultPlus.com

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Lajmet e Fundit