3.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Përkujtohet 16 vjetori i rënies të heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici

2Me një akademi solemne përkujtimore, e mbajtur në sallën e kuqe universale të Qendrës kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec, u përkujtua 16 vjetori i rënies heroike të heronjve të kombit, Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici, si dhe tre bashkëluftëtarëve nga Vushtrria, gjegjësisht nga ZO e Shalës së Bajgores, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi dhe Nezir Ymeri, të cilit ranë bashkërisht duke luftuar me forcat paramilitare serbe afër fshatit Apterushë të Rahovecit.

I pari i Rahovecit, kryetari i Komunës, prof. Idriz Vehapi, thotë se sot e përkujtojmë 16 vjetorin e rrënies së dy trimave, dy kolosëve, dy heronjve tanë, Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici dhe shokët e tyre të luftës dhe vazhdon: “Toni e Mici ishin komandantët dhe kolosët më transparent në luftë kundër armikut. Ata ranë heroikisht në fushën e nderit bashkë me Bektesh Halitin, Hamdi Hajrizin dhe Nezir Ymerin, në ballafaqim frontal me forcat paramilitare serbe. Rrënia e tyre ishte një humbje e madhe, jo vetëm për familjet e tyre, por për bashkëluftëtarët dhe për tërë popullin e Kosovës. Por edhe pas tyre, bashkëluftëtarët e tyre vazhduan luftën deri në çlirimin e vendit, e Toni e Mici tashmë janë bërë sinonim i luftës”.

Lufta e Tonit dhe Micit ka qenë e drejtë dhe frymëzuese edhe për aleatët tanë, pikësëpari për Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkësinë Evropiane, dhe për këtë populli i Kosovës do të jetë falënderues, por edhe brezat pas nesh. Toni e Mici, ashtu që ishin bashkë në luftë, bashkë janë edhe në paqe, në një oborr, ku dy tempuj arsimor , shkolla e mesme dhe ajo profesionale mbajnë emrin e tyre”, ka thënë Vehapi.

Në emër të Shoqatave të dala nga Lufta, foli prof.dr. Sabahudin Cena, i cili pasi përshëndeti të gjithë mysafirë të pranishëm, thotë: “Në kushte normale të jetës së njeriut, e cila zgjat aq sa ia ka caktuar njeriut Krijuesi ynë, dhe në rrethana të zakonshme të valëve të jetës nëpër burgje, mërgime e spitale, luftëra e beteja, është shumë e këndshme dhe nuk ka nder më të madh që fëmijët t’i përcjellin në amshim prindërit e tyre, por nga ana tjetër nuk ka gjë më tragjike se dita kur prindërit i përcjellin fëmijët në përjetësi e pastaj në vend të bijve ruhen , rriten dhe shtohen shenjat e kujtesës historike të një populli siç jemi ne të cilët për ta parë këtë ditë, dhjetë kemi lindur e vetëm një na është rritur”.

“Sot këtu në këtë sallë, të kësaj shtëpie që ruan shenjat e kujtesës historike për heroin e Kosovës , Mensur Zyberaj, po p?rpiqemi t’i mbrojmë nga harresa Xhelal Hajdën – Tonin, Selajdin Mullabazin – Micin, të dy heronj legjendar, Hamdi Hajrizin, Bektesh Halitin e Nezir Ymerin. Atë ditë ishte 6 nëntori i vitit 1988, javë e parë e nëntorit historik të Ismail Qemalit, të Halit Gecit e të Adem Jasharit. Ishte pra koha kur vlonte gjaku dhe kur kishte hapur flatra në të gjitha frontet, e Toni dhe Mici, së bashku me tre bashkëluftëtar nga ZO e Shalës së Bajgores , vepronin me përkushtim të madh që të bëhen kurban, ashtu siç i kishte mësuar mësuesi i madh i lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, mr. Ukshin Hoti,” përfundoi prof. Cena.

Në vazhdim, kanë folur drejtori i DKA, Behar Rama dhe drejtoresha e shkollës së mesme “Xhelal Hajda – Toni, Remzije Cana, të cilit thanë se ndihen krenar që shkollat mbajnë emrin e këtyre dy kolosëve të lirisë, ndërkaq me pietet të lartë, në emër të familjarëve nga Vushtrria, të pranishmit i përshëndeti Xhavit Bekteshi.
Në fund, për të pranishmit, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës së mesme “Xhelal Hajda- Toni” kanë përgatitur një program kulturo-artistik me këngë dhe valle popullore, skeçe, recitale, poezi dhe një mini dramë./RahovecPress/

Më Shumë

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C

Sipas të dhënave të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qëndrueshëm. Temperaturat minimale do...

Lajmet e Fundit