19.6 C
Prizren
E premte, 5 Shtator, 2025

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu.

Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar jeta dhe veprimtaria e tij nga familjarë, bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë, ushtarë të FSK-së dhe të tjerë me homazhe në Landovicë, vendin ku dhe është i varrosur, duke vazhduar tek shtatorja e tij e cila është e vendosur në lagjën ”Arbana”.

Sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se të flasësh për veprat e dëshmorit duhet shumë kohë , pasi Ismajl Kryeziu, theksoi ai, një jetë të tërë i’a kushtoi çështjes kombëtare deri në flijimin e tij.

Ish komandanti i UÇK-së dhe bashkëpunëtori i dëshmorit, Zafir Berisha, e ka vlerësuar lartë sakrificën e dëshmorit, Ismajl Kryeziu, për lirinë e vendit, për të cilin tha se ishte një vigan që deri në rënien heroike të tij, kontribuoi për çlirimin e Kosovës.

Për familjen çdo përvjetor i rënies së vëllaut tonë është i njëjtë, i pikëllueshëm por i përcjellë me krenari, me shpresë së amaneti i dëshmorëve dhe martirëve do të jetësohet për një Kosovë të zhvilluar me të ardhme të ndritur, thotë Idriz Kryeziu.

Ismajl Kryeziu ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, njëri ndër themeluesit e brigadës 125 të UÇK-së, dhe koordinator i brigadave në Zonën Operative të Pashtrikut. Ai u vu përballë shumë betejave gjatë luftës së fundit në Kosovë deri në momentet e rënies heroike më 18 prill të vitit 1999 në lagjën “Arbana”./ TV Prizreni

Më Shumë

Sot fillon viti i ri shkollor

Sot në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të fillojë procesi mësimor 2025/2026. Ndërkohë ka vazhduar procesi për subvencionimin e...

Zafir Berisha rikujton Betejën e Vërrinit

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka rikujtuar sot 27-vjetorin e Betejës së Vërrit të Prizrenit, një nga betejat më të ashpra të 1 shtatorit...

Lajmet e Fundit