Në organizim të familjes Rexha, sot në varrezat ë e dëshmorëve në Landovicë, janë bërë homazhe dhe janë vendosura buqeta lulesh në varrin e Ekrem Rexhës – komandant ‘Drini’, i vrarë 16 vite më parë, menjëherë pas çlirimit të Kosovës.
Përveç familjarëve dhe miqve të familjes Rexha, për të nderuar jetën veprën e komandant Drinit kishin ardhur edhe bashkëluftëtarë të tij, kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli me bashkëpunëtorë, kryetari i RDK-së, Shkodran Kryeziu dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Anton Çuni dhe Armend Zemaj.
Me këtë rast, kreu i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli tha se sot po përkujtojmë një ngjarje të dhimbshme, ku Prizreni dhe mbarë vendi humbi një njeri të madh që i doli zot vatanit dhe që i duhej Prizrenit. Ai kritikoi institucionet për mos zbardhjen e rastit për këtë vrasje që kishte tronditur Kosovën dhe më gjerë.
Bashkëshortja e komandant ‘Drinit’, Hajrije Rexha tha se në këtë ditë pikëllimi për familjen ndjehemi krenar për veprat e Ekremit në shërbim të atdheut dhe prosperimit të vendit. Ajo shprehu besimin se Gjykata Speciale do të ndriçojë rastin, për të vënë para drejtësisë ata që i’a morën jetën bashkëshortit të saj.
“Po të mos ishin vrarë Ekremi dhe shumë bashkëluftëtarë pas luftës në Kosovë, gjërat nuk do të ishin siç janë tani kur Kosova është përfshirë nga korupsioni dhe krimi”, tha ajo.
Ndryshe, komandant Drini u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht. Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të komandant ‘Drinit’, janë liruar. Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, ndërsa siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit. /TV Prizreni/
NË 16 VJETORIN E VRASJES, PËRKUJTOHET KOMANDANT DRININë organizim të familjes Rexha, sot në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, janë bërë homazhe dhe janë vendosura buqeta lulesh në varrin e Ekrem Rexhës-komandant Drini, i vrarë 16 . vite më parë menjëherë pas çlirimit të Kosovës. Përveç familjarëve dhe miqve të familjes Rexha, për të nderuar jetën veprën e komandant Drinit kishin ardhur edhe bashkëluftëtarë të tij, kryetari i degës së LDK-së , Haxhi Avdyli me bashkëpunëtorë, kryetari i RDK-së, Shkodran Kryeziu, dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Anton Çuni dhe Armend Zemaj. Me këtë rast, kreu i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, tha se sot po përkujtojmë një ngjarje të dhimbshme , ku Prizreni dhe mbarë vendi humbi një njeri të madh që i doli zot vatanit dhe që i duhej Prizrenit. Ai kritikoi institucionet për moszbardhjen e rastit për këtë vrasje që kishte tronditur Kosovën dhe më gjërë. Bashkëshortja e komandant Drinit, Hajrije Rexha, tha se në këtë ditë pikëllimi për familjen ndjehemi krenar për veprat e Ekremit në shërbim të atdheut dhe prosperimit të vendit. Ajo shprehu besimin se Gjykata Speciale do të ndriçojë rastin , për të vënë para drejtësisë ata që i’a morrën jetën bashkëshortit të saj. Zonja Rexha tha më tej se, po të mos ishin vrarë Ekremi dhe shumë bashkëluftëtarë pas luftës në Kosovë, gjërat nuk do të ishin siç janë tani kur Kosova është përfshirë nga korupsioni dhe krimi, theksoi ajo. Ndryshe, komandant Drini u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht. Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të komandant Drinit, janë liruar. Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, ndërsa siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.
Gepostet von Televizioni Prizrenit am Sonntag, 8. Mai 2016