7.1 C
Prizren
E martë, 27 Janar, 2026

Përmbyset autobusi, humb jetën portieri 25-vjeçar

Zakaria Bouziani, portier 25-vjeçar i Mouloudia d’El Bayadh, një klub Algjerian i Ligue 1, humbi jetën së bashku me ndihmëstrajnerin Khaled Zitouni pas përmbysjes së autobusit që transportonte ekipin në provincën e Tiaret, Algjeria Veri Perëndimore.

Këtë e ka bërë të ditur televizioni shtetëror, duke cituar drejtorinë e mbrojtjes civile të Tiaret, duke saktësuar se nga aksidenti janë lënduar edhe tetë persona. Autobusi i ekipit po udhëtonte për në provincën bregdetare të Tizi Ouzou për ndeshjen e mbrëmjes së të premtes kundër Js Kabylie, e vlefshme për javën e njëmbëdhjetë të kampionatit algjerian.

Sipas të njëjtit burim, Federata Algjeriane e Futbollit ka vendosur të shtyjë ndeshjet e kampionatit kombëtar të të gjitha divizioneve të planifikuara për në fund të kësaj jave.

Më Shumë

Arrestohen tre burra në Prizren pasi e rrëmbyen dhe e rrahën një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre burra në Prizren pasi të njëjtit kishin rrëmbyer një burrë tjetër. Siç bëhet e...

Kërkohet paraburgim ndaj 23 personave, 21 komisionerë të dyshuar për falsifikim të rezultateve

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Gjykatës...

Lajmet e Fundit