Përshkallëzohen protestat në Birmani, policia përdor plumba gome

Policia në Birmani ka qëlluar me plumba gome gjatë protestës në kryeqytetin Nay Pyi Taw.

Topat e ujit u përdorën më herët për të shpërndarë protestuesit, të cilët po kërkojnë rivendosjen e demokracisë pas një grusht-shteti që largoi qeverinë e zgjedhur.

Ushtria ka vendosur ndalime për tubime të mëdha publike dhe ka futur shtetrrethimin gjatë natës në disa qytete.

May be an image of 9 njerëz dhe text that says '20 Nezir ÇOÇAJ #PDK134 #Rimekëmbje 65 Kadri KRYEZIU 22 KujtG Kujtim GASHI 71 Alban BISLIMAJ 24 Enver HOXHAJ Luljeta VESELAJ GUTAJ 88 Veton FIRZI 45 Gresë BARALIU 92 Kastriot KRASNIOI'

Por protestat kanë vazhduar në disa qytete për të katërtën ditë radhazi, shkruan BBC.

Udhëheqësi ushtarak Min Aung Hlaing paralajmëroi të hënën se askush nuk është mbi ligjin, megjithëse nuk lëshoi një kërcënim të drejtpërdrejtë për protestuesit.

Në transmetimin në televizionin shtetëror, Hlaing, pas fjalimit të tij tha se veprimi “duhet të ndërmerret” kundër atyre që shkelin ligjin në vendin e Azisë Juglindore

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit