Përurohet riparimi i shtëpisë 200 vjeçare në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, sot përuruan shtëpinë 200 vjeçare të familjes Kajmakçiu, në lagjen “Kurilla”, e cila u renovua në kuadër të projektit, “Fasadimi, Konservimi dhe Revitalizimi i Shtëpive me Vlerë Kulturore-Historike”.

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se mbrojtja e objekteve të trashëgimisë kulturore, që i japin Prizrenit një pamje përallore dhe e bënë për vete secilin person që e viziton, është një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së tij.

Po ashtu, kryetari Haskuka theksoi se Komuna e Prizrenit, duke e ngritur shumën nga 30.000 në 100.000 euro, ka trefishuar buxhetin e vitit të ardhshëm për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore si dhe personalisht ka proprozuar që së bashku me Ministrinë e Kulturës të krijohet një fond i veçantë, në mënyrë që të renovohen të gjitha shtëpitë e trashegimisë kulturore të Prizrenit

Më Shumë

Mbahet edicioni i 22-të i Festivalit “Fluturat”, promovohen talentet e reja në Prizren

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Prizren u mbajt edicioni i 22-të i Festivalit për Fëmijë Fluturat, një ngjarje tradicionale...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Lajmet e Fundit