8.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Pesë gjyqtarë garojnë për pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren

Pesë gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Prizren i janë futur garës për të udhëhequr me Gjykatën Themelore në Prizren për pesë vitet e ardhshme.

Në mesin e këtyre kandidatëve janë ish-kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, aktualisht gjyqtari Skender Çoçaj, dhe katër gjyqtarët Shpresa Emra, Shaban Shala, Agron Hoxhaj dhe Atdhe Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për më shumë se 16 muaj, Gjykata Themelore në Prizren është duke funksionuar pa kryetar, por vetëm me ushtrues detyre të kryetarit.

Që nga data 4 korrik 2020 kjo gjykatë udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj gjykate, gjykatësi Artan Sejrani./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Liria lëshon fitoren në Istog

Liria ka lëshuar një fitore të rëndësishme, duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Istogut, në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Skuadra prizrenase e nisi...

KosInvest hapi sot zyrën e re në Suharekë

Financim për fermerët dhe bizneset lokale KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, që operon në...

Lajmet e Fundit