17.2 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Pesë persona ndalohen për 48 orë lidhur me përleshjen në gjykimin për krime lufte ndaj ish-komandantit “Molla e Kuqe

Me urdhër të prokurorit kujdestar Fatos Ajvazi, pesë persona janë ndaluar për 48 orë për shkak të përleshjes fizike në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prizren, në gjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“,vet prokurori kujdestar Ajvazi.

 

Përleshja fizike në gjykimin për krime lufte ndaj ish-komandantit “Molla e Kuqe”, ndalohen 8 persona

(Përditësuar, ora 14:40)- 8 persona janë ndaluar në polici, për shkak të përleshjes fizike në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prizren, në gjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurori kujdestar Fatos Ajvazi, i cili tha se janë duke u shikuar video-incizimet e siguruara nga gjykata, për të proceuar më tutje me rastin.

 

 

Përleshje fizike në sallën e Gjykatës në Prizren, i akuzuari për krime lufte e gjuan me shishe të dëmtuarin

Prizren- I akuzuari për krime lufte, Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, gjatë seancë së sotme në Gjykatën Themelore të Prizrenit ka sulmuar me shishe palën e dëmtuar.

Pas këtij veprimi ka filluar përleshje fizike mes të akuzuarit dhe palës së dëmtuar , derisa më pas ka ndërhyrë policia.

Eskalimi i situatës ka ndodhur gjatë seancës kur i demtuari i thotë të akuzuarit “mos shaj se don me marr veten në qafe”, pas këtij momenti i akuzuari i gjuan me shishe të demtuarit.

Pas kësaj ngjarje të pazakontë seanca është ndërprerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, në korrik të 2019-ës, kishte marrë aktgjykim, me të cilin të akuzuarin Shala e kishte shpallur fajtor për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile, duke e dënuar me 14 vjet burg.

Pas ankesës së mbrojtjes, Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, duke ia zbritur dënimin Shalës në 10 vjet burgim.

Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatë Supreme kishte parashtruar mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Natal Bullakaj.

Gjykata Supreme, në maj të vitit 2020 e kishte kthyer rastin në rigjykim në shkallën e parë.

Ish-komandanti i UÇK-së, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Shala akuzohet nga PSRK se gjatë kohës së luftës në Kosovë, më 26 qershor 1998, duke vepruar si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), së bashku edhe me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, kanë marrë nga shtëpia e tij, viktimën Haxhi Përteshi.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Remzi Shala, i cili ishte i vetmi pa maskë në kokë, së bashku edhe me 5-6 pjesëtarë tjerë të UÇK-së, të maskuar, nën dyshimin se i ndjeri ishte bashkëpunëtorë i forcave serbe, kanë shkuar në fshatin Duhël dhe të njëjtin e kanë dërguar në një vend të panjohur.

Në aktakuzë thuhet se djali i viktimës, Agron Përteshi, i kishte parë ata të largoheshin, së bashku me babanë e tij, në drejtim të fshatit Grajqevc dhe pas disa dite trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës, afër qendrës së fshatit Duhël. /BetimipërDrejtësi

She?nim: Personat e pe?rmendur ne? ke?te? artikull konsiderohen te? pafajshe?m, pe?rvec? ne?se nga gjykata ve?rtetohet se jane? fajtore? me vendim te? forme?s se? prere?.

Më Shumë

Dëmtohen varrezat në Rahovec, policia nis hetimet

Një rast i dëmtimit të varrezave ka ndodhur pasditen e së hënës në Rahovec. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se lidhur...

Butrinti dhe Tayna “thyejnë rrjetin” me duetin e ri

Dy nga artistët më të pëlqyer të skenës shqiptare, Butrint Imeri dhe Tayna, kanë bashkuar forcat në një duet që me siguri do të...

Lajmet e Fundit