26.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Peshqeshi i LDK-së

Nga Abdullah Thaçi

Vërtetë është e pa nevojshme më të merresh me arsyetimet e deputetëve të LDK-së, në ditën kur Hashim Thaçi u zgjedh president. Ofendimi ma i madh na bëhet kur dëgjojmë arsyetimet banale nga ata, “nuk ja bëra kourumi”, ” qëndrova po se votova”, e drroçka tjera që nuk pinë ujë.

Se çka fituan ata deputet që e votuan Hashim Thaçin është shumë më pak se sa çka do të del se kanë përfituar këta që deklarojnë se “qëndruam në seancë, por nuk e votuam”.!

Nuk do të kisha marr as më të voglin mundim të shkruajë më për këtë temë, sikur mos të isha nxituar nga ofendimi që Alma Lama, deputetja e kontrabanduar, e dyshuar për misionin e saj në Kosovë, të mos vazhdonte të na ofendojë intelegjencën.

Ajo, sikurse shumica dërmues e shtetit prej nga vije ajo, Kosovën dhe kosovarët, nuk i llogarisën për njerz normal. Kosovën i llogarisin si veri, kosovarët si “malok”, njerz që më tepër ngjajnë me majmunin se sa me njerz normal, një far lloj krijese që zgjohet dhe vepron me instikt.

E fajet për këtë dhuratë kundërmuese pa dyshim i ka “Vetevedosja”, kjo që na lodhi me “patriotizëm e Shqipëri etnike”, ajo që e para e kontrabadojë dhe e fuqizojë me renditje alfabetike këtë misionare të dyshimit në politikën kosovare!

E tash duhet vuajtur edhe më tutje pasojat e kundërmimit të kësaj kontrabande nën llogon dhe petkun e një partie që dikur kishte për traditë besën dhe fjalën.

E vërteta është se ne, që sot jemi të hidhëruar, të gjithë votuam dhe besuam në një ideal, besuam në një fjalë dhe premtim publik, nifar lloj “bese”, se kurr me PDK!. E për këtë veprim, asnjëri nga ne nuk duhet ndihet i turpëruar, turpi duhet të bie mbi ata që na gënjyen e mashtruan.

E pa falshme do të jetë, nëse të njëtit, ose shokët e tyre do të vijnë e do të na thonë, se kemi gabuar që bëmë koalicionin, na jepni ju votën se nuk do e përsërisim më këtë veprim, ne jemi ndryshe….!

Ata që dikur derdhnin lot krokodili mbi trupat e veprimtarëve të vrarë të LDK-së, e në emër të tyre delnin dhe mbledhnin vota për kolltukun e tyre, të njëjtit ishin dje që kërkon vota në emër të zbardhjes së vrasjeve politike që për adresë kishin SHIK-un dhe kreun e saj. Pikrisht janë po këta të njëjtit që e zgjodhën Kadri Veselin kryetar kuvendi, e Hashim Thaçin president shteti.

E sot, a thua me cilin” kod etik” po mundoheni të shpërlani ndytësirën kundërmuese nga trupi juaj ?!.

Thënë drejtën, përsonalisht as mirë as keq me asnjë zyrtar të PDK-së nuk kam. Ata që më njohin e dinë që e kam përjetuar rëndë vrasjen e figurave të LDK-së. Por përgjithësimi dhe adresimi i krimit në të gjithë antarësin e asaj partie asnjëher nuk mu ka duke punë e ndershme. Këta që sot shtirren si “patriot” e që dje thonin se “kurr me PDK”, ishin përgjithësuesit dhe linçuesit e djeshëm. Sikur të kishte pak moral në politikë, dikush nga të ndershmit e PDK-së duhej marr rrugën deri në prokurori, për të ngritur një kallzim penal për etiketimin e gjithë viteve të pas luftës që i’u kanë bërë dikur rivalët, tash bashkë qeverisësit nga LDK-ja.

Por si duket njerzit në LDK e kaën gjetë formulën e duhur për ta ngirtur pazarin për esape përsonale. Formulë e suksesshme kalkulative rezultoj të jetë “Thirrja për drejtësi”!

Këta ma kujtojnë kohën e mjerimit tek shkrimet e Migjenit, ku fjala ” Zoti të dhashtë” nënkuptonte “mos paq kurr”.

“Thirrja për drejtësi” është sinonim i dekriminalizimit të SHIK-ut.

Ky është pesqeshi i LDK-së, ai kundërmon rëndë, në momentin kur fillon ta hapësh !

Më Shumë

Lauren Sanchez tani Lauren Sanchez Bezos

Një fillim i ri, një kapitull i ri... dhe një emër i ri. Pas një ceremonie magjike në Venecia, Lauren ndau pamjen e saj të...

Bajram Kastrati jep dorëheqje nga AAK- ja në Prizren, pas 17 vjetësh angazhim politik

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bajram Kastrati, ka bërë të ditur se ka dhënë...

Lajmet e Fundit