5.9 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

‘Peshqit e mëdhenj’ nuk janë të paprekshëm!

Kur Prokuroria e shtetit e bën punën sipas ligjit

Gashi: Me kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi, punët po shkojnë shumë më mirë

“Nga emërimi i z. Lumezi si kryeprokuror i shtetit, punët duket se janë marrë shumë më seriozisht nga Prokuroria e shtetit. Nuk ka më të paprekshëm, nuk ka më vetëm peshqit e vegjël të përballen me akuza dhe me hetime, e ata të mëdhenjtë të rrinë nën hije thuajse kanë imunitet të përjetshëm”, shprehet avokati Tomë Gashi

Kosova është shndërruar në një filiale të qeveritarëve të korruptuar nga oligarkët korruptues, të cilët nuk e lënë të bëjë asgjë të drejtë dhe në interes të qytetarëve, por vetëm për interesa korruptive dhe kriminale të karteleve dhe rrjeteve të krimit në Kosovë. Kosova është në fakt një vend ku zyrtarët, pushtetarët dhe oligarkët e tyre kriminalë të organizuar në rrjete të krimit deri sot nuk kanë dhënë llogari të ligjshme për veprat e tyre të jashtëligjshme, korruptive e kriminale, për shkak të të cilëve qytetarët mbetën pa liberalizim të vizave, MSA-ja ende po vonon, ekonomia e demokracia po shkatërrohen e nëpërkëmben çdo ditë, qytetarët po ikin nga vendi, ndërkaq që për të gjitha këto të këqija që ky pushtet po ua sjell qytetarëve, askush nuk jep llogari para ligjit. /Kosova Sot/

Më Shumë

Gjonaj i Hasit në prag të festës: “Malësori” përgatitet për festivalin “Hasi Jehon 2026”

Ritmet e tupanëve dhe hapat e valleve burimore kanë nisur të ushtojnë në Gjonaj të Hasit. Shoqëria Kulturo-Artistike “Malësori” ka hyrë në fazën finale...

Çikat e Bashkimit dominojnë ndaj Pejës 03 në finalen e tretë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Pejës 03 me rezultat 91:67, në ndeshjen e tretë të finales së Play-Off-it në Superligën e Femrave, raporton...

Lajmet e Fundit