16.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

“Peshqve” të mëdhenj nuk iu hyjnë “therrat” në këmbë

Një numër jo i vogël i rasteve të inkriminuara, ku janë përshirë zyrtarë të lartë, si nga niveli qendror ashtu edhe nga ai lokal, kanë zënë myk në sirtarët e prokurorisë dhe për pjesën më të madhe të tyre gjasat janë që të mos zbardhen kurrë.

Hetimet në rastin e privatizimit të Fabrikës së Amortizatorëve, apo edhe në shumë privatizime të tjera, në rastin e skandalit të grurit kancerogjen, në rastin e Fondit të tre-përqindëshit, në rastin e Fondit “Vendlindja thërret”, e në shumë raste të tjera, kanë njohur zvarritje, madje në disa prej tyre nuk po punohet fare.

Profesor Muhamet Kelmendi këtë situatë e lidh me emërimin në drejtësi të njerëzve të politikës.

“Çështja e hetimit të zyrtarëve të lartë dhe dhënies së dënimit meritor, konform ligjeve, të cilat ekzistojnë në fuqi në Kosovë, është një çështje e cila ka çaluar që 16 vjet, që nga momenti i çlirimit të Kosovës e deri më sot, për shkak se çështja e ndjekjes, hetimit dhe procedurës së mëtejshme ndaj këtyre personave është çështje e politizuar skajshmërisht dhe natyrisht këta faktorë apo subjektet që janë kompetente për të hetuar dhe për të dhënë dënimin më tutje janë nën kontrollin përfundimtar të forcave politike shtetërore”, ka theksuar ai.

Sipas tij, kuptohet që në këtë drejtim pastaj nuk kemi hetime, analiza të kësaj çështje, dhe nuk kemi as dënime konform ligjeve të cilat janë në fuqi.

“Këtu duhet të përmendim disa veprimtari, të cilat janë të domosdoshme të hetohen. Është fjala për tre-përqindëshin, ku udhëheqës i tij ka qenë Bujar Bukoshi, për fondin “Vendlindja thërret”, për rastin e Goleshit, për rastin e Aeroportit të Prishtinës, për çështjen “Bektel-Enka”, për rrugën në drejtim të Morinës, për shumë veprimtari, të cilat janë kryer në mënyrë të pandërprerë që 10 apo 15 vjet, për të cilat flitet në popull që janë veprimtari kriminale, pra për krim të organizuar dhe që askush nuk është përgjigjur. Fakt është se këtu kemi të bëjmë me keqpërdorime nga pozita shtetërore të nivelit më të lartë dhe natyrisht si të tilla është e kuptueshme pse hetimet mbesin në fillim apo nuk shkojnë më tutje fare. Por, edhe nëse shkojnë më tutje nga gjykata shpallen të pafajshëm ose rastet lihen në sirtarët e gjykatës me 10 apo 15 vjet, derisa vjetërsohet në tërësi”, është shprehur Kelmendi. /Kosova Sot

Më Shumë

Ballkani mban kreun

Pa shumë telashe dhe shpejt, Ballkani ka shënuar dy gola sot në portën e Dukagjinit, për të shkuar rehat në fitore komode me tre...

Moti sot me diell dhe vranësira

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të marrin karakter zhvillimi, kryesisht në zona malore...

Lajmet e Fundit