Plaçkitet Otamendi: Hajdutët e lidhën në sy të familjes – morën mbi 300 mijë euro gjësende me vlerë

Futbollisti i Benfica-s, Nicolas Otamendi, është bërë viktimë e një sulmi të dhunshëm, që ndodhi në shtëpinë e tij nga disa hajdutë profesionistë.

Mediat portugeze raportojnë që Otamendi-t përveç se iu vodhën gjësende me vlerë prej 300 mijë euro, ai u torturua së bashku me familjen e tij, nga katër hajdutë të cilët ishin me maska dhe doreza.

Me t’u rikthyer në shtëpi rreth orës 1:00 të mëngjesit të së hënës, pas fitores 1:4 ndaj Famalicao-s, ish-mbrojtësi i Manchester City-t hasi në hajdutët të cilët ishin në shtëpinë e tij.

Ai më pas ishte prangosur dhe lidhur me rrip në qafë nga hajdutët profesionistë, për të shmangur çdo reagim të tij.

Kriminelët, të cilët e dinin se futbollisti argjentinas po kthehej në shtëpi pas ndeshjes së kampionatit, e kanë pritur dhe e kanë detyruar të futet në dhomën e tij, ku gjendeshin gruaja dhe djali, të cilët janë tmerruar nga ajo që po i shihnin sytë.

Raportet fillestare thanë se katër burra morën pjesë në sulmin e dhunshëm në Herdade da Aroeira, por mediat portugeze citojnë burimet e policisë që thanë se deri në shtatë kriminelë mund të kenë qenë të përfshirë në këtë sulm.

Një pjesë e bandës besohet se kanë qëndruar jashtë shtëpisë së tij për të vëzhguar situatën, ndërsa bashkëpunëtorët e tyre ishin brenda duke kryer sulmin.

Në raportet e policisë portugeze, thuhet se asnjë nga sulmuesit nuk kishte folur portugalisht.

Gjithashtu në hetimet e policisë, thuhet se banda mund të ketë udhëtuar në Portugali vetëm për të kryer këtë krim dhe mund të jetë e njëjta që bëri bastisjet e shtëpive të tjerëve futbollistë, që ende kanë mbetur të pazgjidhura.

/Albanianpost.com

Më Shumë

KF Policia e Kosovës shpallet kampion i Ligës së Parë, siguron pjesëmarrjen në Superligë

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh...

Bullgaria fiton Eurovisionin, Alis u rendit i 13-ti

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual...

Lajmet e Fundit