1.8 C
Prizren
E shtunë, 8 Shkurt, 2025

Plagoset një person në Suharekë

Një person është plagosur me armë gjuetie në fshatin Doberdelan të Suharekës, njofton policia.

Policia thotë se i dyshuari ka kërkuar ndihmë në emergjencën e qytetit, pasi ishte plagosur me armë zjarri (pushkë gjuetie) në shputën e këmbës së majtë, derisa kishte dalë në gjueti.

“Pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF-Suharekë, i njëjti me emergjencë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren, dhe pas tretmanit që ka marrë atje është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”.

Policia në vendngjarje ka konfiskuar një pushkë gjuetie e llojit Zastava, me të cilën dyshohet se është plagosur i dyshuari, si dhe 16 fishekë të kalibrit 16mm të po kësaj arme.

Në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda iniciohet rasti me procedurë të rregullt.

Më Shumë

Policia shqiptoi 1493 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1493 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Mungon i dëmtuari, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj zyrtarit të Komunës së Dragashit

Në mungesë të të dëmtuarit D.B., ka dështuar të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren seanca në rastin ku Abdulla Selmani akuzohet se në...

Krijimi

Lajmet e Fundit