16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Plas keq sherri/ Noizy dhe Mato Lale i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit

Verën e kaluar reperi i  njohur Noizy dhe Mato Lale erdhën së bashku në një bashkëpunim, teksa sollen këngën “Adrenalinë”, që u prit shumë mirë nga publiku.

Por duket se raportet mes dyshes (dikur miq), janë prishur tashmë.

Reperi Mato Lale i ka bërë një diss Noizyt përmes një kënge të publikuar së fundmi, të titulluar “Resto”.

“Ti je egoist, ty egoja jote ka me t’vra. Unë t’kam dasht me zemër, ti e di t’kam dasht si vlla. Ju nuk jeni grup me burra, po me gra. Si m’paske bo mu diss, po mu m’ka bo bukë nëna jote! Unë të kam përmend në intervistë, të kam përmend në spote”, janë disa nga rreshtat e këngës së Mato Lales.

Por menjëherë pas kësaj , nuk ka munguar një reagim nga Noizy, i cili i është përgjigjur duke publikuar disa biseda që ka bërë më Mato Lalen, para se të publikohej bashkëpunimi i tyre.

Mato edhe pse e kishte në gjendje të rëndë shokun në spital,  i ka kërkuar Noizyt që të publikohet kënga.

Noizy duket se i ka kërkuar që të ketë vëmendjen tek shoku i tij i ngushtë që është sëmurë dhe jo tek kënga.

“Shokun ta bon për spital dhe s’të plasi shumë…mendjen e kishe te kënga me Noizy-n. Të kam mësuar dhe për shoqnin se si t’i rrish korrekt, se ke qenë dhe je i papjekur ende. Kam aq shumë materiale për ty sa që edhe vet do habitesh.

Mos e harroni asnjë moment kë keni të bëni. Rrenat e juaja zgjasin 2 ditë, mbas kësaj hype që more nga emri im dhe ti do vdesësh do përfundosh te gjithë llumi… dhe ti e din mirë këtë se e ke thonë dhe vetë, se kush të del kundra ty (Noizy) përfundon tek të shumtit. Të kujtohet? Numëro ditët dhe shife si vdes emri yt në heshtje me pambuk. Shokun e kishe në spital t’u luftu me jetën… mendjen e kishe te kënga me Noizyn. Ndërkohë flet boti për besprem”, ka shkruar reperi.

Image

Image

Image

©

Më Shumë

Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kredive bruto të kosovarëve për muajin shkurt nëpër banka është 4.95 miliardë euro. Në...

Kosova mposht Armeninë

 Franco Foda ka debutuar me fitore në krye të bankinës së Kombëtares së Kosovës. Dardanët mundën në udhëtim Armeninë, me rezultat 0-1, të enjten në...

Lajmet e Fundit