12.1 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Plas sherri mes disa personave për borxh në Prizren, tre të arrestuar

Një mosmarrëveshje lidhur me një borxh është bërë mollë sherri mes disa personave në qytetin e Prizrenit, të cilët u përleshën fizikisht mes vete.

Për të parandaluar ndonjë të keqe më të madhe, intervenimi i policisë ka qenë i domosdoshëm, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pasi kanë marrë informatën se është duke u zhvilluar një rrahje.

Policia me të dalë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestruar disa thika, të cilat nuk janë përdorur nga të dyshuarit. Po ashtu janë arrestuar tre të dyshuarit, ku njëri nga ta fillimisht është dërguar për tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra gjatë përleshjes.

Të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku para hetuesve dy nga të dyshuarit kanë pranuar se thikat e gjetura u përkasin atyre.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarve kanë nisur hetimet për veprën penale “Lëndim i lehte trupor”.

Më Shumë

Pas Kinollit, Abrashi bashkon forcat edhe me Erxhan Galushin për garën në Prizren

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi pas marrëveshjes së arritur me Albert Kinollin, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me...

Për çka dyshohet se mori ryshfet prokurori Shala, publikohet biseda

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar në vendin e tij të punës, mëngjesin e së hënës...

Lajmet e Fundit