A po dështon premtimi i Veselit për zhvendosjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren

Ka dështuar të realizohet së paku edhe për një kohë premtimi i Kadri Veselit dhe PDK-së për zhvendosjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren. Një pjesë e kësaj ministrie ishte planifikuar që gjatë këtij muaji të kalojë me zyra në qytetin historik të Prizrenit. Kuvendi komunal i kësaj komune, që tani udhëhiqet nga Vetëvendosje, ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë nga institucionet qendrore.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kur ua kërkonte votën prizrenasve në zgjedhjet lokale, u kishte premtuar se Ministria e Kulturës do të zhvendoset në këtë qytet historik.

Këtë premtim të shefit të tij e mori si prioritet ministri Kujtim Gashi, i cili paralajmëroi se në muajin shkurt, një pjesë e Ministrisë së Kulturës do të bartet në Prizren.

Zhvendosjen, ministria kishte planifikuar ta bënte në dy objekte komunale në Prizren dhe këtë kërkese në Kuvendin e Komunës e ka paraqitur grupi i PDK-së.

Por, kryesuesi që vjen nga Vetëvendosje, ka thënë se nuk e ka futur në rend dite me arsyetimin se nuk e ka pranuar kërkesën me kohë.

Abrashi ka shtuar se Ministria e Kulturës po heziton të komunikojë me Komunën, duke u ankuar që qeverisja e kaluar nuk ua ka dorëzuar dosjen për transferim.

Por, ministri i Kulturës është i bindur se ky institucion do të bartet në Prizren.

Kërkesën për bartje në Prizren, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ia ishte dorëzuar ish-kryetarit Ramadan Muja.

A

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit