9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Po krihet dita

Shkruan: Skender Berisha

Po krihet vape edhe pak rrihet
shket nën hije turreci me turr turr
qanë një lule e venitur për ujë
prej hiçit hiç s’bëhet gjë kurrë
kruhen gurët e lumit nën ujin
që përton deri në delirion
midis tyre thellë diçka trokon
si shpirti i gërryer po gjëmon
dehet dita buzërreshkur në verë
në dremitje ëndërron tjetër gjendje
një bardhësi të bardhë që derton
kur pjalmi i borës nis e kullon
një çast të dua për të nxehtë
ashtu si je sot e rëndë a e lehtë
një petë lakrorit po i hiqet vërtetë
tashti mora udhën për tepërpjetë
11 korrik 2015,Prizren 

Më Shumë

Vdes Chuck Norris, aktori ikonik i filmave aksion

Chuck Norris, kampioni i artit marcial që u bë një yll ikonik i filmave aksion dhe udhëhoqi serialin e suksesshëm “Walker, Texas Ranger,” ka...

Çikat e Bashkimit nisin me fitore gjysmëfinalen e Play-offit

Bashkimi e ka nisur në mënyrën më të mirë serinë gjysmëfinale të Play-offit në Superligën e Femrave, duke shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës me...

Lajmet e Fundit