Xharra: Diaspora e plaçkitur pritet me bakllavë

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, ka reaguar pas njoftimi të të rinjve të Partisë Demokratike të cilët përmes një komunikate për medie kanë njoftuar se që nga sot, bashkatdhetarët në aeroportin “Adem Jashari”, do ti presin me bakllava e me ëmbëlsira të tjera.

Xharra përmes një statusi në profilin e saj zyrtar në “Facebook”, këtë pritje e ka parë si të pa kuptimtë, pasi që siç ka shkruar jo, për një dekadë e gjysmë, diaspora kosovare është plaçkitur për mbi 200 milionë euro nga kompanitë e sigurimeve kufitare dhe nga Byroja Kosovare e Sigurimeve e cila udhëhiqet nga Gani Thaçi vëllai i Hashim Thaçit.

Reagimi i plotë:

Për një dekadë e gjysmë, diaspora u plaçkit 200 milionë euro në kufi nga kompanitë e sigurimeve e Byroja Kosovare e Sigurimeve e udhëhequr nga Gani Thaçi vëllai i Hashim Thaçit.

Sot, Rinia Demokratike e PDK-së organizon aktivitet për pritjen e mërgimtarëve me bakllava e tespishte…

Mirësevini Diasporë!

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit