13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

“Po t’shoh”

Në hapësirën publike pranë ish-stacionit hekurudhor, Prizren, të shtunën është organizuar ceremonia e hapjes së veprës publike “Po t’shoh” të artistit Leutrim Fishekqiu, e cila është krijuar në kuadër të projektit ‘Culture for All (Kulturë për të gjithë) faza e dytë e financuar nga Zyra e BE’së – për inkurajimin e ndërhyrjeve të cilësisë artistike në mjedisin urban.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin zyrtarë të lartë të komunës së Prizrenit, përfaqësues të organizatës “ Culture for all”, si dhe ata nga OJQ të ndryshme.

Me këtë rast, drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu, e vlerësoi të rëndësishëm këtë aktivitet që të ngritet vetëdija insitucionale dhe ajo shoqërore në mbrojtje të hapësirave që na rrethojnë.

Përfaqësuesja e organizatës “ Culture for all”, Lila Skarveli, në fjalimin e saj tha se natyra është e krijuar që njerëzit ta ruajnë atë, e jo ajo neve, duke shtuar se aktivitete të këtilla sensibilizuese do të përkrahim si organizatë edhe në të ardhmen.

Ndërsa autori i skulpturës “ Po t’shoh”, Leutrim Fishekqiu,i cili në mes tjerash tha se ideja e tij ka për qëllim që të përcjell mesazh që të jemi më të vetëdijshëm për hapësirat publike dhe të kujdesemi për ti edhe atëherë kur nuk na sheh askush, theksoi ai.

“Po t’shoh” është skulpturë e punuar nga artisti Leutrim Fishekqiu, i cili përmes metaforës me kamera synon vetëdijesimin lidhur me veprimet dhe sjelljet e njerëzve në publik. Të prirur për tu sjellur në mënyrë “të duhur” kur të tjerët na shohin, kamerat paraqesin vëmendjen e jashtme si shkak që ndryshon në sjelljen tonë në momentin kur vëzhgohemi nga të tjerët, është porosia kryesore e këtij aktiviteti.TV Prizreni/

Më Shumë

Feronikeli ’74 merr tre pikë të arta në luftën për mbijetesë përballë Malishevës

Feronikeli ’74 ka marrë fitore të madhe ndaj Malishevës me rezultat 2-1. Ka qenë një pjesë e parë me shumë raste shënimi si për vendasit...

Pamje nga aksidenti në Suharekë, dy personat e ndjerë shihen të mbuluar në rrugë (VIDEO)

Janë publikuar pamjet nga aksidenti i rëndë që u regjistrua pasditen e kësaj të diele (sot), në Shirokë të Suharekës, ku humbën jetën 2...

Lajmet e Fundit