6.7 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Poezi për babain të vrarë në luftë

Enver SULAJ

 

Babin tim s’di a e njihni,
Ndoshta diku do ta keni parë,
Më kanë thënë është vrarë në luftë,
Por unë them ai është i gjallë.

Anipse mbrëmjeve nuk vjen në shtëpi,
Anipse mëngjeseve nuk m’i ledhaton flokët,
E di, babi im është gjallë,
Sikur baballarët që i kanë shokët…

E mbaj mend si sot,
Ishte ditë marsi,
Kur babi im doli nga shtëpia,
Më puthi në dy faqe e më tha:
– Do të kthehem bir,
kur të vijë liria.

Dhe shkoi babi im atë ditë,
Hijerëndë e gëzimplot,
Por diçka më djeg në shpirt,
Pasi babin s’e shoh dot…

Më thonë se babi im ishte trim,
-i pavdekshëm, legjendar…
Le të thonë çfarë të duan,
Por ta dinë:
Babi im është i gjallë.

E pres të vijë në mëngjes,
Të m’i ledhatojë flokët,
…gëzon tërë shtëpia,
E di: babi im është i gjallë,
Pasi sot erdhi Liria…

II

Një ditë kur isha plot gëzim,
Erdhën në shtëpi shkokë të babit tim,
Më përqafuan të gjithë me radhë,
Më shtrënguan gjatë,
Dhe në fund më dhanë,
Një të shtrenjtë dhuratë:
– Është një shenjë që i thonë emblemë,
Luftëtarët si babi në kapelë e vënë,
Një shqiponjë e zezë, në një fushë të kuqe,
Praruar në ar e duket si nuse,
Sipër një mbishkrim, sikur përkrenare:
E Kosovës Nënë – Ushtri Çlirimtare…

E mbaj në gji emblemën,
Ashtu si mami më mban mua,
Dhe pres të vijë një ditë,
Të kthehet babi te shtëpia…
Do të kthehet në shtëpi patjetër,
Pasi sot erdhi Liria…

Qershor, 1999

Më Shumë

DokuFest fton të rinjtë në kampin e katërt ndërkulturor “Stories We Tell”

DokuFest hap aplikimet për kampin e katërt të “Stories We Tell”, një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e moshës 18-25 vjeçare nga të gjitha komunitetet...

Kompletohet shorti për fazën ‘play-off’ të Ligës së Evropës

Sot (e premte) është hedhur shorti për fazën e ‘play-off’-it të Ligës së Evropës, ku do të zhvillohen disa përballje tejet të barabarta. Sfida më...

Marshi i hienave

Lajmet e Fundit