16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Pogba do të shqyrtojë edhe ofertat nga Anglia

Paul Pogba do të pres verën për të vendosur për të ardhmen e tij.

Mesfushori francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Manchester United, kontratë e cila i skadon në qershor.

Sipas asaj që ka raportuar The Telegraph, francezi nuk po ngutet për të vendosur për të ardhmen e tij, edhe pse ka të drejtë qysh tani të nënshkruajë para kontratë me ndonjërin nga ekipet e interesuara.

Gjithnjë sipas mediumit anglez, Pogba do të shqyrtojë edhe ofertat nga skuadrat angleze pasi nuk i ka mbyllur derën asnjërës.

Chelsea, Manchester City, por edhe Arsenali janë skuadrat që mund të shprehin interesim dhe t’i përmbushin kërkesat e Pogbas.

Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Paris Saint Germain, Juventus, Barcelona e Real Madrid.

28-vjeçari është pjesë e Djajve të Kuq që nga viti 2016, kur iu bashkua nga Juventusi për shifrën e 105 milionë eurove.

Më Shumë

Kurti kujton Ekrem Rexhën: Ishte shpresë për rindërtimin e vendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar komandantin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një...

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Lajmet e Fundit