5.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Pogba për Dybalan: I thash të qëndrojë te Juve – më tha që ishte shumë vonë tani

Paul Pogba ka folur për ndryshmet që ka hasur te Juventusi, ndërsa ka komentuar edhe Paulo Dybalan, të cilin e kishte lutur të qëndronte.

Mesfushori u rikthye në atë që ai e quajti ‘shtëpi’, në Torino pas një periudhe gjashtëvjeçare te Manchester United.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer këtu, të gjithë më bënë të ndihem si në shtëpinë time”, ka thënë Pogba për DAZN Italia.

 

Disa gjëra nuk kanë ndryshuar, sepse si periudha e tij e parë me bardhezinjtë, Max Allegri është sërish në stol.

“Trajneri është ende i njëjtë. Nuk jam më 22 vjeç, por kur ke familje dhe përgjegjësi, mëson shumë në jetë. Kam ndryshuar edhe fizikisht, jam shumë më muskuloz”, deklaroi ai.

Ai kishte shpresuar të ribashkohej me mikun e tij të mirë Dybalan, veçanërisht pasi ata kaluan verën së bashku, por Juventus tashmë kishte vendosur të mos e vazhdonte kontratën me La Joya.

“Kam folur shumë me Paulon, e pyeta të qëndronte dhe të luajmë së bashku edhe për pak kohë, por ai tha se ishte tepër vonë dhe duhet ta kisha thirrur më herët…”.

 

“Ne gjithmonë bëjmë shaka. Shpresoj që ai të jetë i lumtur dhe të ketë besim se mori vendimin e duhur duke shkuar te Roma”, deklaroi Pogba.

Pogba në fund kishte komente pozitive edhe për Dusan Vlahovicin, Federico Chiesa, Angel di Marian dhe Manuel Locatellin. /Telegrafi/

Më Shumë

“Dita e Plisit” merr mbështetje – nismë për ruajtjen e traditës në Prizren

Iniciativa për organizimin e “Ditës së Plisit” në Prizren ka marrë mbështetje institucionale, si pjesë e përpjekjeve për ruajtjen dhe promovimin e traditave kombëtare. Kryetari...

1.91 euro për litër çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 9 prill...

Delirium

Lajmet e Fundit