Prizreni konfirmon largimin e Kërveshit, Hajdarit dhe Morinës

KB Ponte Prizreni ka konfirmuar largimin e Edin Kërveshit, Arti Hajdarit dhe Altin Morinës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi prizrenas ka falënderuar tre të lartpërmendurit për kontributin e dhënë te ky klub, shkruan Gazeta Express.

Vlen të theksohet se Arti Hajdari është rikthyer te Peja, derisa e ardhmja e Kërveshit dhe Morinës nuk dihet ende.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prizrenit:

“KB PONTE PRIZRENI me anë të këtij postimi falenderon protagonistet e ekipit te cilet dhan kontribut të veqant klubit.

Faleminderit trajneri Edin Kërveshi , faleminderit Art Hajdari, faleminderit Altin Morina.

Ne si klub ju urojm shume shëndet e suksese në destinacionet e juaja të ardhshme.

KB PONTE PRIZRENI përherë do jetë model e shembull funskionalizimi si ekip , dhe e respekton profesionalizmin!

Thank you guys! All the best”.

Më Shumë

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Takohen Limaj dhe Hamza: NISMA do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në selinë e kësaj partie, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Limaj ka theksuar se...

Lajmet e Fundit