11.6 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Policët e plagosur në Zhur të Prizrenit janë jashtë rrezikut për jetë

Dy policët, që mbetën të plagosur nga një shpërthim në Zhur gjatë një bastisjeje në një shtëpi, janë jashtë rrezikut për jetë, ka konfirmuar policia, që po ashtu ka bërë të ditur se është arrestuar edhe i dyshuari për këtë rast.

Njëri nga policët është duke u trajtuar në Spitalin rajonal të Prizrenit, e tjetri në QKUK.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë për KTV-në se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit.

“Policia ka pas një aksion në fshatin Zhur në Prizren, për parandalimin e narkotikëve. Njësia e specializuar kur ka arritur në lokacion gjatë kontrollit të shtëpisë ka pasur një eksploziv që për fat të keq një koleg i yni vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dy kolegë përjetuan lëndime nga shpërthimi. Gjithashtu edhe një fëmijë i të dyshuarit është plagosur. Në momentin kur ka shkuar në shtëpi, ishin vetëm dy fëmijë e për fat të keq njëri nga ta pësoi lëndime të lehta. I dyshimti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndalur për 48 orë”, ka thënë ai.

Image

Më Shumë

Rreth 700 mijë euro dëm nga fajdeja, një i arrestuar e katër persona në kërkim në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren dhe katër të tjerë janë në kërkim policor pasi dyshohen për fajde. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar...

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Lajmet e Fundit