9.2 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Policët e rrahin 62 vjeçin nga Mushtishti, Prokuroria e heton për sulm ndaj policëve

Për çdo ditë, Baki Shala nga Mushtishti i Suharekës i dërgonte nipin e mbesën e tij në shkollë me veturë.

Kjo rutinë iu ndërpre më 7 mars, kur u ndal nga policia në qendër të fshatit, pasi fëmijët i kishte në ulësen e përparme dhe përveç gjobës dhe konfiskimit të patentë shoferit, mori edhe diçka tjetër.

Ai thotë të jetë sulmuar edhe fizikisht, sa ishte brenda veturës, nga të paktën dy prej policëve që po patrullonin në qendër të fshatit.

Kështu dukej 62-vjeçari, pasi thotë se ishte grushtuar nga policët, prej nga thotë të ketë mbetur edhe me disa dhëmbë të thyer.

Megjithatë, rasti ndaj tij në versionin zyrtar qëndron ndryshe.

Ai po hetohet për sulm ndaj personit zyrtar, pasi njëri prej policëve thuhet të ketë marrë lëndime, pasi ishte sulmuar nga Shala.

Por, Shala ka shpjegim për lëndimet e policit.

Në nënstacionin e Policisë Mushtisht dhe në stacionin në Suharekë, nuk kanë dashur të japin informata shtesë për incidentin.

“Rasti i ka kaluar prokurorisë”, ka thënë komandanti i Stacionit të Policisë në Suharekë, kapiteni Milazim Lumi.

Por, përveç prokurorisë, pas ankesës së Baki Shalës rasti është duke u hetuar edhe nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.

“Me rastin janë duke u marrë hetuesit e Departamentit të Hetimeve”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit.

Ndërkohë, banorët kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion, për t’i dalë në mbrojtje bashkëfshatarit të tyre, e jashtë kamerës, i kanë thënë KTV-së se nuk i duan policët e njëjtë më në fshatin e tyre.

.

©

Më Shumë

Robert De Niro do të luajë në njê film për Kosovën

Një film ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur të Hollywood-it, përfshirë edhe legjendën e kinemasë...

Nga sot gomat e dimrit të obligueshme

Nga sot kërkohet që mjetet në qarkullim rrugor t’i kenë pajisjet dimërore. Policia e Kosovës ka apeluar shoferët që ditë më parë që t’i fillojnë...

Lajmet e Fundit