Polici i Shqipërisë që u ndalua në Prizren dyshohet se kanosi vjehrrin e vajzës, shkak problemet e saj me burrin

Një  polic i Republikës së Shqipërisë  është ndaluar në stacionin policor në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se u fut në sherr me familjen e burrit të vajzës së tij.

Sinjali mëson së gjithçka ka ndodhur për shkak të problemeve martesore të vajzës së policit, e cila jeton me shtetasin kosovar në komunën e Prizrenit.

Polici dyshohet se përmes telefonit ka kërcënuar babain e dhëndrit, për shkak të problemeve që vajza e tij kishte në martesën me prizrenasin, i cili aktualisht ndodhet në Gjermani.

Si rezultat i denoncimit nga vjehrri i vajzës së tij, 58-vjeçari është arrestuar në Prizren dhe i njëjti më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim. Gjatë arrestimit atij i është sekuestruar arma zyrtare bashkë me një karikator dhe fishekë e po ashtu edhe kartela e identitetit e Policisë.

Ai është shoqëruar në stacion policor, ku i është nënshtruar procedurës së intervistimit nga hetuesit e Stacionit të Policisë së Kosovës në Prizren dhe më pas është njoftuar edhe zyra ndërlidhëse e Shqipërisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndaj tij të iniciohet rasti ‘Kanosje’ dhe të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit