14 C
Prizren
E enjte, 8 Maj, 2025

Policia arreston 4 persona në Prizren, për falsifikim parash

arrestimi 2Njësiti për hetimin e krimeve ekomomike dhe korrupsion i Policisë së Kosovës, në Prizren dje në një aksion ka arrestuar 4 persona nën dyshimin për falsifikim parash dhe armë mbajtje pa leje.

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten në rajonin e Prizrenit, 4 persona nën dyshimin për falsifikim parash dhe armë mbajtje pa leje. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës , personat e arrestuar janë shtetas të Kosovës.

“Në koordinim dhe me autorizim të prokurorit përkatës dhe bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren është realizuar operacioni me masa të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, me ç’rast të dyshuarit janë arrestuar në vepër duke shkëmbyer parat (dollarët amerikan me euro)”.

“Bazuar në hetimet preliminare policore, të dyshuarit kishin rënë në ujdi që 9000 $ ( nëntë mijë dollarë amerikan) ti shkëmbejnë me 2700 € ( dy mije e shtatëqind euro). Lidhur me ketë janë konfiskuar të hollat si dhe automjeti i të dyshuarve si dhe dokumentacion i ndryshëm qe lidhen me veprën penale”.

“Personat e arrestuar janë: B.K i lindur me 1981 m/sh/k,  S. T i lindur me 1978 m/sh/k. 3,  Sh. M i lindur me 1991 m/sh/k dhe  A. K i lindur me 1975 m/sh/k”.

“Si vazhdimësi e operacionit policor janë bastisur katër lokacione te të dyshuarve, dhe në njërin lokacion në komunën e Suharekës janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale, dy pushke gjuetie, një revolver një rrethatore me njëzet (20) fishek të pushkës së gjuetisë kalibri 12 mm dhe disa gjësende të dyshimta si të vjedhura si mjete elektroteknike etj. Lidhur me këto gjësende të dyshimta është arrestuar i dyshuari i katër A.K për veprën penale “armëmbajtje pa leje” dhe gjësendet e gjetura në atë lokacion dyshohet se janë te vjedhura, hetuesit nga stacioni policor Suharekë janë duke hetuar ketë rast”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në konsultim me prokurorin kompetent dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar më procedurat tjera hetimore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pas kërkesës për rishqyrtim, Komuna zgjat afatin për konkursin e projektimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka zgjatur afatin e fundit për pranimin e tenderëve në procedurën e prokurimit lidhur me konkursin e projektimit për hartimin e...

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell, priten riga shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do...

Lajmet e Fundit