Policia bllokon hyrjet – katër trupa të pajetë nxirren nga Infektiva (Video)

Një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është vërejtur mëngjesin e sotëm pranë Klinikës Infektive të QKUK-së.

Klan Kosova ka siguruar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes, ku mund të vërehet se Policia ka bllokuar hyrjet për në Infektivë.

Kjo për arsye se dyshohet se që nga mesnata, katër persona të prekur me koronavirus kanë humbur jetën.

Klan Kosova mëson se ekipet e Mjekësisë Ligjore janë parë pranë Infektivës duke bartur katër kufoma në raste të ndara.

Kujtojmë se vetëm dje (04.07.2020), Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus.

Më Shumë

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit