10 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Policia iu shpëton jetën dy banorëve në Zhur

Policia në Prizren ka shpëtuar dy banorë të fshatit Zhur, pasi ishin rrokullisur me traktor në pyll.

Komandanti i Stacionit të Policisë për Mbikëqyrje në Vërmicë, Shaban Osmanollaj, gjatë mbledhjes së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, tha se dy banorë të fshatit Zhur kishin vajtur për të prerë dru në pyll, ishin rrokullisur me traktor, me ç’rast nga lëndimet e marra ata nuk kishin mundur që të shpëtonin jetët e tyre, pa intervenimin e disa policëve nga Stacioni i Vërmicës.

Sipas tij, policët kishin kryer një akt heroik me ç’rast ata tashmë janë propozuar për medalje, ku nderohen zyrtarët policorë, të cilët dallohen me veprat e tyre të heroizmit dhe trimërisë, që i tejkalojnë standardet normale të kryerjes së detyrës me një shërbim shembullor dhe të jashtëzakonshëm në kuadër të Policisë së Kosovës.

Osmanollaj shprehu pakënaqësitë e tij lidhur me nivelin e bashkëpunimit me përfaqësues të fshatrave dhe lagjeve si dhe drejtorëve të shkollave, për të pasur më shumë siguri .

Ai tha se shqetësim tjetër për policinë, është edhe dukuria e vjedhjeve të imëta që sipas tyre kryhen nga anëtarë të familjeve ku ndodh kjo vepër penale. /Tv Prizreni

POLICËT SHPETOJNË NGA MË E KEQJA DY ZHURJANË NË NJË FATKEQËSI NË PYLLPolicia e Kosovës në Prizren po angazhohet që përveç ofrimit të sigurisë së ruajtjes së pronës, të intervenojë edhe në raste të shumta aksidentale duke shpëtuar edhe jetën e njerëzve. Komandanti i Stacionit të Policisë për Mbikëqyrje në Vërmicë, Shaban Osmanollaj, njofton për një rast, kur dy banorë të fshatit Zhur kishin vajtur për të prerë dru në pyll, me ç’rast ishin rrokullisur me traktor , dhe nga lëndimet e marra ata nuk kishin mundur që të shpetonin jetët e tyre, pa intervenimin e disa policëve nga Stacioni i Vërmicës , të cilët sipas komandantit Osmanollaj, kishin kryer një akt heroik me ç’rast ata tashmë janë propozuar për medalje , ku nderohen zyrtarët policorë, të cilët dallohen me veprat e tyre të heroizmit dhe trimërisë, që i tejkalojnë standardet normale të kryerjes së detyrës me një shërbim shembullor dhe të jashtëzakonshëm në kuadër të Policisë së Kosovës. Komandanti Osmanollaj, shprehu pakënaqësitë e tij lidhur me nivelin e bashkëpunimit me përfaqësues të fshatrave dhe lagjeve si dhe drejtorëve të shkollave, për të pasur më shumë siguri . Ai tha se shqetësim tjetër për policinë, është edhe dukuria e vjedhjeve të imëta që sipas tyre kryhen nga anëtarë të familjeve ku ndodh kjo vepër penale. Këto çështje, i ka bërë publike Komandanti i Stacionit të Policisë për Mbikëqyrje në Vërmicë, Shaban Osmanollaj, gjatë mbledhjes së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren…

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Samstag, 2. Juli 2016

Më Shumë

Rreth 700 mijë euro dëm nga fajdeja, një i arrestuar e katër persona në kërkim në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren dhe katër të tjerë janë në kërkim policor pasi dyshohen për fajde. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar...

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një...

Lajmet e Fundit