16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Policia jep detaje për vrasjen në Prizren: I dyshuari gjuajti me armë policët

Një person ka mbetur i vrarë pas një shkëmbim zjarri që ka ndodhur në lagjen Tusuz të Prizrenit.

Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka bërë të ditur se në Lagjen e Trimave në Prizren të njohur se ‘Tusuz’ ka hasur në personin e dyshuar me inicialet B.Sh., i njohur me nofkën ‘Qorri’, i cili ishte në kërkimn për tentim vrasje.

Sipas Policisë, personi i dyshuar kur ka vërjetur njësitin policor, ka filluar të gjuajë më armë në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët në vetëmbrojtje janë detyruar t’i kundërpërgjigjen të dyshuarit.

“Nga shkëmbimi i armëve të zjarrit është plagosur personi i dyshuar, të cilit i është ofruar ndihma mjekësore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën spitalore. Nga mjekët kompetent është konfirmuar se personi i dyshuar nga plagët e marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, pavarësisht se në ç’farë situte mund të ndodhet, me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe parandalimit të krimit”, thuhet në fund të njofimit.

Më Shumë

Nisma Socialdemokrate hap sot fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka njoftuar se sot do të mbajë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në këtë qytet, me një ngjarje publike që...

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin...

Lajmet e Fundit