Personi që u vra sonte nga policia në Prizren, dyshohet se para disa ditësh kishte plagosur vëllain e tij

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali kanë konfirmuar se personi që u vra sonte në Prizren është B. Shala, i njohur me pseudonimin ‘qorri’ (emër i njohur për redaksinë).

I njëjti po kërkohej nga policia për shkak të veprës penale “tentim vrasje”, pasi siç mëson Gazeta Sinjali, ai ditë më parë dyshohej se kishte plagosur vëllain e tij.

Për vrasjen e qytetarit është deklaruar edhe policia, të cilët me anë të një komunikate për media thanë se fillimisht qytetari kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policëve.

Policia në vetëmbrojtje kishte përdorur armën e zjarrit dhe nga shkrepja e plumbave i dyshuari fillimisht është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit