Policia konfiskon 150 euro në Prishtinë e Prizren, dyshohet se ishin të falsifikuara

Gjatë 24 orëve në Policinë e Kosovës janë raportuar dy raste të falsifikimit të parasë, në Prishtinë e Prizren.

Në Prishtinë, një zyrtare e bankës ka ka njoftuar se ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Kartëmonedha është konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm. Rasti në procedurë hetimore.

Rast i njëjtë ka ndodhur edhe në Prizren. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Kartëmonedha është konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm. Rasti në procedurë hetimore.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

Shpallen përfituesit e subvencioneve në kulturë, rini dhe sport në Prizren

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka publikuar listën përfundimtare të individëve dhe organizatave joqeveritare përfituese të subvencioneve në fushat...

Lajmet e Fundit