9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Policia kufitare në Vërmicë trajnohen për parandalimin e Koronavirusit

Në mbledhjen e Këshilli të Sigurisë në Prizren, është raportuar edhe për trajtimin e Koronavirusit.Nga Policia e Kosovës, Departamenti për kufi thanë se të gjitha pikat kufitare janë duke u marrë me parandalim e përhapjes së kësaj sëmundje.

“Kemi marrë udhëzime nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se si të parandalojmë dhe të kontrollojmë personat e dyshuar që kanë simptoma të këtij virusi”, thanë përfaqësues nga Policia e Kosovës, Departamenti i Doganave.

Në kuadër të kësaj doganierët po trajnohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik për trajtimin e këtij fenomeni.Virusi fillimisht u paraqit në Wuhan dhe më pas u përhap në të shumë vende të botës.Numri i përgjithshëm në botë i të prekurve me koronavirusin është rreth 44 mijë në të gjithë Kinën, në më shumë se 20 vende.Të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndërruar emrin e virusit nga Koronavirus në Covid-19.Sipas Komitetit Ndërkombëtar, Koronavirusi ka prekur dhe ka lënë të vdekur më shumë persona sesa virusi Sars në 2002-2003.

Këshilli Komunal për Siguri sot raporton edhe për çështjen e lypsarëve, dhe trajtimin i qenve endacak.Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Prizrenit sot do të raportojë për sigurinë në Komunën e Prizrenit.

Në këtë takim marrin pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës, FSK dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku secili pritet të japë sqarime për punën në fushat e tyre përkatëse.Ky është raporti i parë i Policisë së Prizrenit për vitin 2020, pasi që në këtë qytet brenda një periudhe të shkurtër ndodhën disa vrasje.

Më Shumë

Ylli nuk ndalet, prezanton tjetër transfer me përvojë nga NBA

Tjetër transfer është prezantuar sot nga Golden Eagle Ylli. Brenda dy ditëve therandasit kanë nënshkruar me lojtarin e tretë të huaj. Bëhet fjalë për organizatorin...

Si vidhen shkrimtarët nga botuesit prej silikoni

Nga Ben Blushi Nuk do isha marrë me xhunglën e shitjes së librit nëse botuesja që kam patur deri para disa muajsh nuk do më...

Lajmet e Fundit