16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Policia në Prizren arreston 11 persona, dyshohen për vjedhje të shumta

Policia në Prizren, gjatë orëve të fundit ka arrestuar edhe 11 të dyshuar për vjedhje, bëjnë të ditur zyrtarë të zyres për informim të Drejtorisë Rajonale të Policisë. Gjatë orëve të mbrëmjes së fundit dhe ditës së sotme, policia në Prizren ka vazhduar me arrestime të reja për të dyshuarit e shumtë për veprën penale të vjedhjes.

Zëdhënësi i policisë, Hazir Berisha, thotë se gjatë ditës së sotme është arrestuar një grup i të dyshurave të cilët kanë vjedhur gjësende të ndryshme në një objekt në Prizren. Ai poashtu thotë se aksioni për arrestimin e personave të dyshuar për vjedhje po vijon me sukses pas arrestimeve të ditëve të fundit, ndërsa shumë gjësende të vjedhura tashmë i janë kthyer pronarëve të tyre, bën të ditur ai.

Zëdhënësi Berisha thotë më tej se pas arrestimeve të fundit, nga disa të dyshuar janë bërë “cicërrima” edhe për persona të tjerë të përfshirë në akte të ngjashme kriminale, dhe aksioni për ndalimin e tyre do të vijoj edhe më tej.

Ai në fund tha se policia në Prizren është e vendosur për të arrestuar dhe për t’i dërguar para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer veprën penale të vjedhjes, dhe për këtë gjë tha ai na nevojitet edhe ndihma e qytetarëve. Vetëm gjatë 12 orëve të fundit, policia në Prizren ka vënë në pranga 11 persona të dyshuar për vjedhje/TV Prizreni/

Më Shumë

“Vizitova Krushën e Madhe, e njoha në audiencë zonjën Hoti…”/ Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Ish-shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tash përfaqësues i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë fjalimit të tij ka përmendur...

Totaj priti kryetarin e PDAK-së, Qazim Rahmani

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpunëtorët e...

Lajmet e Fundit