Policia parandalon kontrabandimin e 750 pulave nga Serbia

Policia e Kosovës njofton se dje ka parandaluar dy raste të kontrabandës me mallra nga territori i Serbisë në Kosovë. Siç thuhet në komunikatën e policisë, rasti i parë është zbuluar në fshatin Zhabar, mdërsa rasti i dytë në fshatin Bube.

 

“Pas pranimit të informatave relevante dhe angazhimit operativ në teren, Njësitë për Ndërhyrje të Shpejtë  me datën 06.04.2024, në dy raste të ndara kanë ndaluar dy automjetee-kamioneta të ngarkuara me mall të dyshuar të kontrabanduar (shpezë/pula):

Rasti 1: Rreth orës 01:00, në fshatin Zhabar-K.K. Mitrovicë, është ndaluar kamioneta Volksëagen LT46, ngjyrë e teget, me targa RKS (02), me rreth 200 (dyqind) pula të kontrabanduara nga territori i Serbisë, me vozitës E.M., Mashkull/Kosovar, 37 vjeçar, me banim në Mitrovicë, dhe;

 Rasti 2: Rreth orës 18:30, në fshatin Bube-KK. Zubin Potok, është ndaluar kamioneta Mercedes Benz, ngjyrë e gjelbër, me targa RKS (02), me rreth 550 (pesëqind e pesëdhjetë) pula të kontrabanduar nga territori i Serbisë, me vozitës H.B., Mashkull/Kosovar, 50 vjeçar, me banim në Mitrovicë.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar dy raste “Kontrabandim me mallra”, kamionetat dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme nga autoritetet kompetente (Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës)”, thuhet në komunikatën e policisë.rtklive

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Lajmet e Fundit