1.8 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Policia sekuestron armë në Malishevë

Policia raportoi për tri raste për posedim të paautorizuar të armëve në Malishevë, shkruan PrizrenPress.

Në tri raste të ndara janë arrestuar edhe tre meshkuj të cilët pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

Rasti i parë është pasi që njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një pistoletë, me 19 copë fishekë.

Në rastin e dytë, pas një kontrolli në veturën e një të dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me 13-fishekë cal-9 mm.

Ndërsa në rastin e tretë në shtëpinë enjë tjetër të dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar: dy armë-pushkë gjuetie, një pushkë gjysmëautomatike, 24 fishekë kalibër 12GA dhe një gëzhojë kalibër 12GA. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mesjava sjell super përballje në ProCredit Superligë

Të mërkurën dhe enjten zhvillohen ndeshjet e javës së 12-të të ProCredit Superligës. Në këtë mesjavë priten shumë përballje interesante, me elitën e basketbollit,...

Kampioni i pamëshirshëm, Trepça “shkel” Yllin në Suharekë

Trepça fitoi bindshëm në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 69:98 (19:17, 12:35, 19:22, 19:24), në javën e 11-të të ProCredit Superligës, raporton...

Lajmet e Fundit