12.5 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025

Pos koronavirusit Malisheva në hall edhe me rriqrat: Mbi 100 të pickuar

Malisheva edhe në mes të pandemisë po përballet me problemin e rriqrave duke ua vështirësuar edhe më shumë situatën.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, tha se për këtë ka filluar të bëhet dezinsektimi në gjithë komunën e Malishevës, njofton Klan Kosova.

“Kemi filluar që dje me spërkatjen e fshatrave të Malishevës dhe pas dy ditësh do të dezisenktohet edhe qyteti i Malishevës. Aty ku ka pickime më së shumti ka filluar më herët dhe jemi në komunikim me IKPSHK-në dhe Ministrinë e Bujqësisë”.

“Sivjet kemi më tepër se 100 pickime, por në krahasim me vitet e kaluara ky numër është më i vogël, por ajo që është më rëndësi është se s’ka të infektuar fare”.

Begaj tha se këtë proces po e kryen një kompani e kontraktuar prej Ministrisë së Bujqësisë.

“Ne i lajmërojmë banorët me kohë sepse duhet t’i mbyllin bletët dhe t’i ruajnë edhe bagëtitë. Ata lajmërohen dy ditë përpara dhe kanë përvojë në këtë drejtim, përgatiten”.

“Përgjatë viteve ne kemi pasë 18 të vdekur në Malishevë nga rriqrat. Ka qenë një tragjedi për gjithë Malishevën. Megjithatë ka dashtë Zoti që ne të mos kemi ethe hemorragjike që tetë vjet dhe shyqyr që kemi arritur ta mundim atë”.

Malisheva ishte e goditur rëndë nga koronavirusi në krahasim me komunat e tjera të Kosovës, por tanimë ka lajme pozitive pas atij tragjik ku humbi jetën një qytetare.

“Nga koronavirusi kemi pasë 76 të infektuar dhe nga këta kemi 71 të shëruar dhe të gjithë janë mirë, por fatkeqësisht e kemi pasë një të vdekur. E kemi menaxhuar mirë situatën me Shtabin Emergjent. Për 53 ditë kemi pasë edhe ndërrimin e natës dhe kemi qenë pranë qytetarëve. QMF ka qenë në nivel të detyrës. Kemi pasë bashkëpunim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të gjithë ata që janë trajtuar në Klinikën Infektive kanë qenë falënderues”.

Megjithë trendin pozitiv, Begaj iu bëni thirrje qytetarëve të Malishevës që të vazhdojnë t’iu qëndrojnë strikt rregullave të institucioneve.

Më Shumë

EC Ma Ndryshe konsideron se ndarja e subvencioneve nga DKRS dhe DTZHE në Prizren mbetet jo-transparente

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe përmes një reagimi ka theksuar se Komuna e Prizrenit edhe në vitin 2025 ka vazhduar praktikën e transparencës së...

Xheladini reagon ndaj PDK-së: Dita e Çlirimit të Dragashit nuk është platformë politike, por festë për të gjithë qytetarët

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar ndaj deklaratës së Degës së PDK-së në këtë komunë, e cila kritikoi organizimin e aktiviteteve...

Lajmet e Fundit