Posta e Kosovës e gatshme të përpunoi në afat të gjithë materialin e dërgesave për procesin zgjedhor

U.d. kryeshefi ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi me stafin e menaxhmentit, ka inspektuar Qendrën Tranzite Postare në Fushë Kosovë, për të parë nga afër ecurinë e pranimit dhe përpunimit të dërgesave postare nga posta ndërkombëtare, për procesin e Zgjedhjeve Parlamentare të 14 shkurtit 2021.

“Kryeshefi Ekzekutiv në detyrë, ka aprovuar qasjen për herë të parë të përfaqësuesve të KQZ-së në sallën e përpunimit të dërgesave postare të procesit zgjedhor, të cilët ishin të pranishëm edhe sot gjatë inspektimit. Po ashtu qasje monitoruese të këtij procesi, ia ka lejuar edhe organizatës joqeveritare GERMIN. Në emër të menaxhmentit të ndërmarrjes, u.d. kryeshefi ekzektiv, falënderoi stafin e Qendrës Tranzite Postare për punën e tyre intensive, ndërsa kërkoi që të përmbyllin me sukses përpunimin e dërgesave postare, sipas kërkesës së KQZ-së brenda afatit ligjor deri sonte në mesnatë”, është thënë në komunikatën e Postës së Kosovës.

Sipas kësaj komunikate, profesionalizmi, përkushtimi dhe disiplina, janë parimet themelore që Posta e Kosovës ofron shërbimet shpejtë, sigurte dhe lirë për klientët e saj, si dhe për institucionet. “Prandaj, këto janë dëshmi që Posta e Kosovës kërkon dhe përmbushë me suksese shërbimet ndaj partnerëve të saj”, është thënë në komunikatë.

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit