9.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Povetkin ia shuan shpresat për titullin e botës Dillian Whyte-it, me nokaut mahnitës

Shpresat e Dillian Whyte për të luftuar për titullin e kampionit të botës në peshat e rënda janë shuar, pasi Alexander Povetkin e mundi atë me nokaut mahnitës, edhe pse iu desh të ngrihej nga tapeti dy herë të shtunën.

Boksieri rus i kishte humbur keq tri rundet e para dhe u rrëzua dy herë në rundin e katërt nga Whyte, transmeton Gazeta Express.

Por tamam kur u duk se Whyte ishte buzë triumfit, i cili do t’ia jepte mundësinë për të luftuar për titullin e kampionit të botës në WBC, Povetkin ia ka një goditje dërrmuese me të majtën në rundin e pestë.

Whyte, i cili pati nevojë për tretman mjekësore, do të ketë mundësi për rimeç kundër rusit, sipas promotorit Eddie Hearn.

Britaniku, 32 vjeç, po synonte të luftonte kundër fituesit të trilogjisë Tyson Fury – Deontay Wilder, për titullin e botës në kategorinë e rëndë në WBC në vitin 2021. /Gazeta Express/

 

Më Shumë

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Meraku i varrmihësit të Kukësit

REXHEP SHAHU Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe...

Lajmet e Fundit