Pozita e opozita në Prizren, përplasen për arsimin

Kuvendi i Komunës së Prizrenit sot ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për arsimin.

Gjatë mbledhjes asamblistët ngritën çështje të ndryshme dhe paraqitën kërkesat dhe pyetjet e tyre.

Kuvendarët e opozitës kanë akuzuar pushtetin për politizim të arsimit. Sipas tyre, arsimi në Prizren është në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, kuvendarët e pozitës i kanë kundërshtuar pretendimet e kolegëve të tyre nga opozita. Ata thanë se arsimin në Prizren është degraduar nga qeveritë e kaluara.

Drejtoresha Komunale e Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, në këtë seancë të jashtëzakonshme dha informacione të hollësishme për përgatitjet që janë realizuar për fillimin e vitit shkollor 2021- 22./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit