4.3 C
Prizren
E shtunë, 15 Shkurt, 2025

Pozita e kryetarit të Kuvendit mund të përfundojë në Kushtetuese

KuvendiKosoves5-27Pas kërkesës për interpretimin e neneve të Kushtetutës që flasin për mandatarin e Qeverisë prej Gjykatës Kushtetuese mund të kërkohet edhe një interpretim për çështjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Kjo mund ta vonojë konstituimin e Qeverisë, pasi fillimisht duhet votuar për kryetarin dhe për Kryesinë e Kuvendit, para zgjedhjes së kryeministrit dhe kabinetit të tij. Me kushtetutë, deputetët mund të referojnë çështje në Gjykatën Kushtetuese nëse është shkelur Kushtetuta gjatë zgjedhjes së Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës, si fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, bashkë me partnerët e koalicionit po insiston se posti i kryetarit të Kuvendit i takon asaj. Në anën tjetër, partitë e bllokut opozitar, të cilat po synojnë të jenë mandatar për krijimin e Qeverisë së ardhshme, kanë vendosur të krijojnë edhe një grup të përbashkët parlamentar.

Kjo do të bëhet me qëllim që ta sigurojnë postin e kryetarit të Kuvendit, ashtu siç precizohet në marrëveshjen mes LDK-së, AAK-së e Nismës. Ky post, sipas marrëveshjes, është rezervuar për Isa Mustafën. Sipas Kushtetutës dhe Rregullores sipas së cilës funksionon Kuvendi, i takon grupit më të madh parlamentar ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Më Shumë

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ofron mbështetje financiare për pacientët me sëmundje të rënda

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit duke u bazuar në rregulloren për subvencione ka njoftuar pacientët që vuajnë nga sëmundjet e rënda se...

Malisheva dhe KFOR-i thellojnë bashkëpunimin për sigurinë dhe mbështetjen institucionale

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, priti sot në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican. Gjatë takimit, u diskutua mbi bashkëpunimin...

Lajmet e Fundit