5.5 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Prej vendimit për kufizim të lëvizjes në Dragash është arrestuar vetëm një person për narkotikë

Prej vendimit të Qeverisë së Kosovës, për kufizim të lëvizjes, si masë parandaluese për përhapjen e virusit Covid-19, në Komunën e Dragashit ka ndodhur vetëm një arrestim për narkotikë.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur se ende nuk ka asnjë te arrestuar në Dragash për mosrespektim te vendimit të Qeverisë së Kosovës.

“Prejse është instaluar ora policore nga Qeveria e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë arrestim në Komunën e Dragashit, si rrjedhojë e mosrespektimit të këtij vendimi”, ka thënë ai.

Osmanollaj bëri të ditur se i vetmi arrestim që ka ndodhur në këtë komunë, është ndaj një të dyshuari për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Ai tha se i dyshuari nga fshati Blaq i Komunës së Dragashit ishte kapur me substanca narkotike, mirëpo pas intervisitmit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Lajmet e Fundit