7.3 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Presidenti kroat: Fluturakja pa pilot ka ardhur nga Ukraina, peshon mbi 6 tonelata – rastin po e cilësojmë si incident serioz

Presidenti kroat Zoran Millanoviq, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për fluturaken pa pilot që është rrëzuar mbrëmë në Zagreb.

“E ndjej obligim t’i drejtohem opinionit. E dimë çfarë objekti është dhe nga ka ardhur. Ajo ka fluturuar mbi Hungari për 40 minuta dhe shtatë minuta tjera i ka kaluar mbi territorin e Kroacisë. Është një incident serioz dhe ashtu po e trajtojmë”, tha Millanoviq, transmeton Telegrafi.

“I bëjë thirrje qytetarëve të jenë të qetë. Vlerësojmë se ky akt nuk ishte drejtuar kundër Kroacisë. Ky është një incident dhe duhet t’i shqyrtojmë çështjet procedurale. Kjo fluturake ka madhësinë e një aeroplani që peshon mbi 6 tonelata që u rrëzua në Zagreb”, shtoi presidenti kroat.

I pari i shtetit kroat ka theksuar se radarët e kishin detektuar fluturaken, por që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë pasi ishte kohë shumë e shkurtër.

“Kam biseduar sot me kryeministrin. Po zhvillohen hetimet, ku janë të përfshira edhe shërbimet e inteligjencës, e deri më tani kemi mësuar se fluturakja ka ardhur nga Ukraina dhe është rrëzuar në Kroaci pasi ka mbetur pa karburant”, ka thënë ndër tjera Millanoviq.

Është theksuar se fluturakja ka humbur kontrollin, por që sipas tij është e pakuptimtë sesi një fluturake jo edhe aq e sofistikuar, të mund të ketë kaluar disa orë mbi vendet anëtare të NATO-s dhe askush të mos e vërej. /Telegrafi/

Më Shumë

Gjykata e Prizrenit rivendos sërish paraburgim: 30 ditë për 9 të dyshuar për manipulim votash

Edhe pas kthimit të lëndës nga Gjykata e Apelit e Kosovës për rivendosje, gjyqtarja e procedurës paraprake në Gjykata Themelore në Prizren, ka vendosur...

Ylli nuk ndalet, prezanton tjetër transfer me përvojë nga NBA

Tjetër transfer është prezantuar sot nga Golden Eagle Ylli. Brenda dy ditëve therandasit kanë nënshkruar me lojtarin e tretë të huaj. Bëhet fjalë për organizatorin...

Lajmet e Fundit