20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Presidentja nuk do të falë asnjë të burgosur

Atifete Jahjaga 2Edhe pse shumë prej të burgosurve kosovarë të cilët po vuajnë dënimet nëpër burgjet e Kosovës për krimet që i kanë bërë, shpresojnë se për nderë të festës së Vitit të Ri, ata do të mund të lirohen, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nuk do ta falë asnjë të burgosur për Vitin e Ri, kështu ka bërë të ditur për “Zëri”, zëdhënësi i saj, Arbër Vllahiu.

Sipas tij, të gjithë të burgosurit duhet të presin deri më 17 shkurt, pra në ditën e pavarësisë së Kosovës.

“ Jo për Vitin e Ri, Presidentja nuk do të falë asnjë të burgosur, por për 17 shkurt ashtu edhe siç ka ndodhë vitin e kaluar do të falen disa nga të burgosurit”, ka thënë Vllahiu për “Zëri”.

Më Shumë

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Delirium

Lajmet e Fundit