1.7 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

“PriFest” mbylli edicionin e shtatë në ekzil

Festivali i filmit “PriFest” përmbylli edicionin e shtatë, të cilin e mbajti në ekzil në qendrën kulturore “Tulla” në Tiranë, si shenjë proteste ndaj mospërkrahjes nga Ministria e Kulturës në Kosovë.

Nata përmbyllëse e festivalit u karakterizua me tri shfaqje filmash: premiera e filmit turk, “Mold”, premiera e filmit malazez “Tranquility of blood” dhe filmi amerikan “Appropriate Behavior”, që u shfaq si pjesë e programit Let it Be, që i kushtohet komunitetit LGBT.

Në kuadër të festivalit gjithashtu i mbajt platforma rajonale e industrisë së filmit, “PriForum”, në të cilin morën pjesë një numër filmbërësit nga rajoni dhe mysafirët, Cedomir Kolar nga Franca dhe Cheryl Johnson nga Afrika Jugore. Në “PriForum” u diskutua rëndësia e mbajtjes së festivaleve të filmit dhe impaktit që kanë ato në imazhin e një vendi.

Sipas njoftimit, festivali u mbyll pas shfaqjes së filmave, ku ishte e pranishme një audiencë e përbërë nga mediet, komuniteti artistik dhe personalitetet e kulturës./Kosovalive/

Më Shumë

Trepça fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë radhazi

Trepça ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll për herë të pestë radhazi, pasi në finale mposhti Bashkimin me rezultat 91-72. Ndeshja u zhvillua në...

Shqipe Kastrati vjen me hitin e ri ‘A ma bon hallall’

Këngëtarja Shqipe Kastrati ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “A ma bon hallall”, një këngë që pritet të shndërrohet...

Lajmet e Fundit