16.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Studentët e “Ukshin Hotit” dhuruan vullnetarisht gjak

Studentët dhe stafi i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, janë solidarizuar duke dhuruar gjak, gjatë aksionit që ka zgjatur dy ditë me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, në ambientet e këtij institucioni organizuar nga Parlamenti Studentor.

Menaxheri për Marketing dhe Informim në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, Fadil Mahmuti falënderoi udhëheqjen, profesorët dhe studentët e UPZ-së për gatishmërinë e tyre për t’iu përgjigjur pozitivisht aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut.

Alban Saramati, në emër të Parlamentit Studentor, tha se është për tu përshëndetur gatishmëria dhe interesimi i studentëve që vullnetarisht të dhurojnë gjak për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

“Në kuadër të aktiviteteve jashtë akademike dhe në përpjekje për edukimin e brezave të rinj edhe për humanizëm, Parlamenti Studentor organizon rregullisht aksionet për dhurimin vullnetar të gjakut”, tha ai.

Ndërsa studentët, Diellëza Bojnik dhe Florent Gashi, e kanë vlerësuar të rëndësishëm këtë aktivitet human për të dhuruar gjak të gjithë të sëmurëve në nevojë. Ata thanë se ndihen shumë krenar që gjaku i tyre do të jetë shpëtim për jetën e dikujt tjetër.

Organizatorët nga Parlamenti Studentor, thanë se aksione të ngjashme me karakter humanitar do të vijojnë edhe në të ardhmen. /Tv Prizreni/

Më Shumë

Lajmet e Fundit